Prishtinë, 14 mars 2022 – Sot nga njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë , me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është realizuar kontrolli e një lokali, një shtëpie dhe objekteve përcjellëse në rrugën “Maliq Pash Gjinolli” në Prishtinë, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e municionit:
njëqind e tridhjetë e tetë (138) copë fishekë të pushkës së gjuetisë, të kalibrit 12 GA
njëqind e dy (102) copë fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 16 GA
treqind e tridhjetë (330) copë fishekë me gaz
pesëdhjetë (50) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm
pesëdhjetë e pesë (55) copë fishekë të kalibrit 9mm
tridhjetë e shtatë (37) copë fishekë (nuk dihet kalibri)
katër (4) paketime me municion të llojit “diabolla” për pushkë ajrore.
gjashtë (6) brusha për pastrimin e armëve të zjarrit.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti i cili është cilësuar “ Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi këmbimi, ndërmjetësimi apo shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse, po hetohet nga njësiti i hetimeve të stacionit Veriu në Prishtinë.