Zyrtarët për Reagim të Shpejtë ( NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 01:26 , derisa ishin në pikë kontrolli në rrugën ‘’Driton Islami ‘’ në Ferizaj, sipas planit operativ ‘’Sezona verore-shtimi i masave të sigurisë’’, kanë paralajmëruar me shenjën stop me dritë të policisë për ta ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore, mirëpo drejtuesi i këtij automjeti tenton që ti shmanget dhe mos ti ndalet policisë, operatorëve të NJRSH-së, të cilët më pas edhe e ndalojnë.
Gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, në automjetin e të dyshuarit me inicialet L.M (M/K) i moshës 35 vjeçar është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë .
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’.