Përdorimi i armëve në festa mund të shndërrohet në tragjedi, andaj policia në Prizren ka nisur një fushatë për festat e fund vitit, ku edhe ka bërë të ditur se shitja e fishekzjarrëve është e lejuar prej 19 deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i tyre është i lejuar nga 26 dhjetor deri më 2 janar.
Ndërsa policia kanë bërë apel tek qytetarët që të festoni me zemër e jo me armë, janë renditur efektet anësore të përdorimit të armës në festa e gëzime.
Përdorimi i armëve në festa e gëzime mund të shndërrohet në tragjedi.
– Mos rrezikoni veten dhe të tjerët;
– Përdorimi i armëve në festa mund të shndërrohet në tragjedi. Po ashtu është edhe shkelje ligjore;
– Përdorni armët vetëm në vendet e sigurta dhe të licencuara për përdorim (poligone);
– Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit;
– Personat fizik që kanë armë personale dhe për të cilat posedojnë leje nga MPB duhet t’i mbajnë në vend të sigurt.