Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Istog, nga zyrtarët policor, janë shqiptuar pesë (5) flet gjoba ndaj personave fizik me nga dyqind (200) euro, të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes sipas ligjit anticovid.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se.