Gjatë ditës së djeshme, në Stacionin Policor në Vushtrri, është mbajtur takim me pronarë dhe përfaqësues të kompanive private të sigurimit fizik dhe kompanive të auto-taksive që operojnë në Vushtrri.
Në takimin e mbajtuar Toger Shaban Salihu, para përfaqësuesve të kompanive private të sigurimit fizik dhe kompanive të auto-taksive, ka vlerësuar rolin dhe potencialin që disponojnë këto kompani në zonën e përgjegjësisë të cilat vazhdojnë të mbeten faktor i rëndësishëm i bashkëpunimit në interes të sigurisë në Vushtrri .
Nga ana e përfaqësuesve të kompanive, ndër tjera është potencuar se përkundër shumë sfidave tjera, bashkëpunimi me policinë si përmes linjës emergjente ashtu edhe përmes formave tjera është i knaqshëm.
Zotim i përbashkët i këtij takimi ishte se bashkëpunimi dhe koordinimi i ndërsjellë në fushën e sigurisë do t’ vazhdoj edhe më tutje.