Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një urdhëresë e tilla është realizuar me datë 31.01.2022, ku rreth orës 09:40, në Suharekë është arrestuar dyshuari Y.G., 35 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega ne Suharekë, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.16/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e Rendë ”.
Sot me 01.02.2022, rreth orës 10:00, në Suharekë është arrestuar dyshuari D.G., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega ne Suharekë, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.172021, për veprën penale ,,Vjedhje ”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjti janë dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej dy viteve.