Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, nën moton “Bashkë kundër dhunës” sot ka filluar të realizon projektin me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të kësaj dukurie. Duke përçuar porosi se ‘’Familja nuk është vetëm një çështje e rëndësishme – Ajo është Gjithçka”.
Projekti në fjalë ka filluar së realizuari sot duke shpërndarë material promovues në të tri komunat, Mitrovicë Jug, Vushtrri, Skenderaj dhe do të vazhdon edhe në ditët në vijim.