Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicën e Jugut sekuestron dy armë

Mitrovicë, 04 mars 2022
Si rezultat i veprimeve të shpejta operative në orët e mbrëmjes së datës 04 mars 2022, Policia në Mitrovicën e Jugut ka sekuestruar dy armë.
Mbi bazën e informacioneve dhe dyshimeve të arsyeshme për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar të cilët ndodheshin në lëvizje me veturën e tyre. Gjatë kontrollit brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit pistoleta, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin leje për armë.
Mbështetur në hetimet fillestare dhe provat e siguruara, dy të dyshuarit dyshohen se në fshatin Kqiq të Mitrovicës kanë shtënë me armë në ajër dhe më pas me veturën e tyre ishin larguar.
Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy persona, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ’mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe përdorim i armës’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje