Mitrovicë, 05 Mars 2022
Gjatë ditës së sotme, me datë 05.03.2022 njësitë policore të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë Jug, në lokacione dhe në kohë të ndryshme kanë hasur automjete me targa të Republikës së Serbisë, të cilat automjete nuk i kishin të mbuluara simbolet shtetërore apo nuk i kishin vendosur ,,stickers” në targat e automjeteve sipas marrëveshjes ndër-shtetërore për targat e automjeteve.
Ndaj të pesë (5) drejtuesve të automjeteve janë ndërmarrë masat e parapara me dispozitat e Ligjit për automjetet në Republikën e Kosovës, janë shqiptuar gjobat e gjithashtu janë urdhëruar drejtuesit e automjeteve që ti vendosin ,,stickers” në targat e automjeteve.