Në kuadër të Planit Operativ “Sezoni Veror 2022”, te gjitha stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jug, kanë filluar të realizojnë fushatën e vetëdijesimit me moton “Kujdes nga zjarret”, ku përmes kësaj fushate synohet sensibilizimi i qytetareve që të kenë kujdes maksimal nga ndezja e zjarreve e sidomos gjatë sezonit veror kur mbizotërojnë temperaturat e larta pasi që pasojat mund të jenë të paparashikueshme si për sigurinë e qytetarëve gjithashtu edhe për pronat private dhe publike si dhe ambientin në përgjithësi.
Kjo fushatë është duke u realizuar nga ana e zyrtarëve policorë me kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët në terren dhe me shpërndarjen e fletushkave të cilat përmbajnë mesazhe vetëdijesimi për rrezikun nga zjarret. Qytetarëve ju shpjegohet se ndezja e zjarreve qoftë me qëllim apo nga pakujdesia bie ndesh me ligjet pozitive dhe këto veprime sanksionohen me ligj andaj policia apelon te qytetarët që të kenë kujdes nga veprime të tilla.
Kjo fushatë do të vazhdoj edhe ditëve në vijim në të gjithë zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jug, si në lokalitete rurale poashtu edhe ato urbane.