Me qëllim të ngritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor, në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror 2022”, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, kanë filluar së realizuari aktivitete shtesë për rrezikun dhe pasojat ligjore dhe të sigurisë nga mos bartja e helmetës gjatë ngasjes së motoçikletës.
Përmes angazhimeve të shtuara policore synohet vetëdijesimi i pjesëmarrësve në trafik e në veçanti i ngasësve të motoçikletave për mbajtjen e helmetës gjatës ngasjes së motoçikletës, ku njëkohësisht ngasësve po iu shpërndahen edhe fletushka me moton ,,Mos bartja e helmetës rrezikon jetë e ngasësit”.
Realizimi i këtyre masave preventive edhe një herë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë në parandalim dhe ngritje te masave te sigurisë së pjesëmarrësve në trafik.
Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t`iu përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik.