Policia e Kosovës së bashku me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës është nikoqire e konferencës ndërkombetare e cila gjatë ditës së sotme vazhdoi punimet në panele. Penelistët janë ekspert nga fusha të ndryshme dhe u diskutuan tema me rendësi për sigurinë dhe rolin e femrave në polici si: Sfidat në rekrutimin e femrave në institucione të sigurisë dhe barrierat për avancimin e tyre, Kuptimi i policimit të bazuar në gjini si mundësi për zhvillimin e përgjegjmërisë gjinore në polici, Qasja policore e përqëndruar tek viktima gjatë proceseve si dhe menaxhimi i rasteve. Konferenca do të vazhdoj punimet edhe nesër.