Mbrëmë , rreth orës 23:25 Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, deri sa ishte në pikë kontrolli në udhëkryqin e fshatit Bajnicë të Kaçanikut, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve Ford me targa vendore.
Gjatë kontrollimit të automjetit, shoferit dhe dy pasagjerëve, në automjet është gjetur dhe konfikuar më pas një armë zjarri (pistoletë), një karikator me një fishek.
Policia e Kaçanikut, të dyshuarin (shoferin) dhe dy pasagjerët i ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi janë intervistuar nga hetuesit policor me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit XH.D (M/K) i moshës 29 vjeçar është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ dhe i cili është liruar për procedurë të mëtejme hetimore.