Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës

Sot, rreth orës 10;10, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Bajnicë të Kaçanikut një person posedon armë zjarri.
Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit H.F ( M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon një armë zjarri automatike, me një karikatorë, pa fishekë, të cilën si provë materiale policia e ka konfiskuar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës ’’.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje