Prizren, 12 mars 2022
Me datë 08 mars 2022 rreth orës 19:10, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren vozitësi N N, i cili ishte duke e drejtuar automjetin e tij me traga te Republikës se Shqipërisë ne rrugën “Mursel Osmanaj” dhe me te hyr majtas ne rrugën “Tahir Sinani”, si pasoje e vozitjes se pakujdesshme i godet këmbësoret me pjesën e frontale te automjetit , ku këmbësoret ishte duke kaluar rrugën ne vend kalimin e shënuar për këmbësor.
Drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, qe t’i ndihmon këmbësoret e ti dërgon ne emergjencë, mirëpo këmbësoret nuk pranojnë dhe i njëjti largohet nga vendi ngjarjes.
Si pasoj e aksidentit këmbësoret pësojnë lëndime trupore, dërgohen ne Emergjencën e spitalit te Prizrenit ku pas tretmanit mjekësor lirohen ne shtëpi.
Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të dyshimtin H.S i lindur në vitin 1994, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me Lëndime të Lehta Trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti shkon ne procedurë te rregullt dhe dërgohet ne Gjykatën për Kundërvajtje .