Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ’’Vrasje e rëndë’’
Mitrovicë, 2 nëntor 2021
Si rrjedhojë e hetimeve të vazhdueshme në kërkim të dy- personave të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë e ndodhur me datën 30 tetor 2021, në Mitrovicën e Jugut, në orët e paradites së sotme të datës 2 nëntor 2021, njëri nga të dyshuarit A. Z .,23 vjeçar shtetas i Republikës se Kosovës është vetdorëzuar.
Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21 vjeçar janë duke vazhduar edhe me teje.