Prishtinë, më 8 mars 2022
Policia Kufitare e Kosovës me datën 08.03.2022, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit kufitar në hyrje në Pikë kalimin kufitar në Vërmicë ka arrestuar një person të dyshuar shtetas shqiptar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shperndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Bashkëpunimi aktiv profesional i zyrtarëve të Policisë Kufitare, hetuesve të drejtorisë rajonale në Gjakovë dhe zyrtarëve të Doganës së Kosovës ka rezultuar në ndërmarrjen e masave adekuate që kanë rezultuar në një ndalim dhe kontroll efikas një automjeti dhe personit të dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në vijën e dytë gjatë kontrollimit të personit të dyshuar ( në trup) në anën e majtë të barkut, saktësisht në brez nën rryp të pantollonave gjetën të futur një qorape ngjyr e zezë, ndërsa në të ishte vendosur një qese plastike e tejdukshme e mbushur me lënde të bardhë të ngurtë që dyshohet si substancë narkotike e llojit Kokainë dhe me disa mbishkrime.
Personi i dyshuar menjëherë është arrestuar nga Policia, përderisa njësitet kompetente të antidrogës pas matjes së substancës narkotike kanë konstatuar se bëhet fjalë për substancë narkotike me peshë prej 736.20 g.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore.