Me datë 26 Gusht 2022, përmes adrese elektronike të Policisë së Kosovës ishte pranuar një informatë për një kundërvajtjeve në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në Vushtrri si dhe foto të bashkëngjitura për këtë kundërvajtje. Në këtë rast bëhej fjalë për një mjet transportues i cili ishte duke transportuar zhavorr ndërsa ngarkesa në rimorkio ishte e parregullt dhe e pambuluar andaj si pasojë gjatë transporti në rrugë i kishte rënë zhavorri duke i rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Ndërsa sot me datë 30.08.20022, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Mitrovicë ka arritur ta identifikojë automjetin dhe ndaj ngasësit janë ndërmarrë masat ligjore të parapara me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Policia do të vazhdoj me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët bien ndesh me rregullat e trafikut dhe inkurajon qytetarët që të njoftojnë policinë për të gjitha kundërvajtjet qoftë përmes adresës elektronike:
[email protected] , përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë” apo përmes numrit emergjent 192.