Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 6858 flet gjoba

Pejë, 4 mars 2022
Referuar aksidenteve të raportuara deri tani, Policia e Kosovës kërkon kujdes dhe vigjilencë të shtuar në trafik, kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanerisht drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet në përgjithësi.
Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, gjatë muajit shkurt të këtij viti nga njësitet dhe Stacionet Policore janë shqiptuar gjithsejtë: gjashtë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë (6858) fletgjoba, për kundërvajtësit të cilët nuk kanë respektuar ligjin mbi komunikacionin rrugor.
Policia në muajin shkurt kishte aktivitet të lartë i cili do të vazhdoj me masat për parandalimin e aksidenteve në zonën tonë të përgjegjësisë.
Mos drejtoni automjetin kur jeni të lodhur apo pa gjumë dhe mos të vozitni nën ndikimin e alkoolit.
Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë gjatë drejtimit të automjetit.
Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndermerr dhe do të ndermerr masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë pjesamrrësve në rrugë që shkelin ligjin e trafikut dhe zero tolerancë do të aplikohet ndaj tyre, me të vetmin qëllim që të kemi sa më pak aksidente.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje