Më datën 13 mars 2022, në orën 03:30, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Landovicë të Komunës së Prizrenit, ka ndodhur një rrahje masive. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë duke dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes.
Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Është bërë identifikimi i gjashtë personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast:
• F. H., i datëlindjes 1984 ,m/sh/sh
• GJ.N., i datëlindjes 1996 m/sh/k
• GJ.M., i datëlindjes 1977 m/sh/k
• P.M., i datëlindjes 1983 m/sh/k
• V.D., i datëlindjes 1992 m/sh/k dhe
• F.K., i datëlindjes 1991 m/sh/k
Pesë të dyshuarave u është dhënë ndihmë e nevojshme mjekësore .Të njëjtit kanë pësuar lëndime nga goditjet me mjet të mprehtë ( thikë ) dhe me një mjet të fortë ( shufër bejsbolli) por sipas mjekut të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Të dyshuarit F.H dhe GJ.N janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve.
Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një shufër bejsbolli në cilësinë e provave materiale.
Me vendim të prokurorit të shtetit , dy të dyshuarit GJ.M. dhe P.M. janë ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë. Ndërsa të dyshuarit V.D. dhe F.K. për momentin gjenden në arrati.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Prizren.