Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se në Han të Elezit është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve , ku kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet M.D (M/K) 43 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte kanosur personin tjetër me inicialet A.L (M/K) i moshës 41 vjëçar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.