Mitrovicë, 15 Korrik 2022
Sot me datë 15.07 2022, rreth orës 00:32, policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Evlia Qelebia”, ku zyrtarët policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejt derisa kane qenë duke patrulluar, kane ndaluar për kontrollë personin, S.J.,., 23 vjeçar, ku gjatë kontrollit i janë gjetur një sasi e substancës narkotike- marihuanë.
Si provë materiale nga personi dyshuar në fjalë janë konfiskuar substancat narkotike, me sasi 2.3-gram dhe një tabak letra(rizlla) që shërbejnë për mbështjellje.
Në cilësi të të dyshuarit nga policia është arrestuar personi i dyshuar S.J., 23 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas procedurës intervistuese i është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.