Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë, ka pranuar një informacion, falë bashkëpunimit me media se disa persona në fshatin Kranidell të Komunës së Kamenicës kanë gjuajtur me armë zjarri të cilat i posedonin pa leje.
Në lidhje me këtë rast njësitet policore të rendit shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me aprovim të prokurorit të shtetit, është kontrolluar shtëpia (vila) ku ndodheshin të dyshuarit M.S. (2000) dhe E. Xh. (2000) ku fillimisht ata janë arrestuar, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë ‘pistoleta’:
•‘EKOL Special’ 99, dhe
•Pistoletë ‘ZORAKI’, si dhe
•5 gëzhoja të revoles me gaz,
•1 fotrollë e revoles,
•1 pushkë ajrore,
•23 diabolla për pushkë ajrore dhe 1fishek që nuk i dihet kalibri të cilat janë pronë e të dyshuarve të cekur më lartë.
Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’ për procedura të mëtejme hetimore.