Me datën 05.08.2022 Stacioni Policor në Malishevë (mbështetur edhe nga njësi tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë) në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në dy lokacione të ndara në vendbanime të dyshuarve në fshatin Drenoc-Malishevë dhe në fshatin Javiq-Malishevë.
Gjatë kontrollit në fshatin Drenoc-Malishevë në posedim të të dyshuarit J. K., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës janë gjetur një AK47 me dy karikator dhe 32 copë fishekë si dhe një pistoletë EKOL FIRAT Magnum 9mm dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm. të cilat janë sekuestruar si prova materiale.
Ndërsa, gjatë kontrollit në fshatin Javiq-Malishevë është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale një pistoletë EKOL special me 6 copë fishekë, një karikator si dhe 11 gëzhoja për pistoletë me gaz të kalibrit 9mm. Në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar S. K., i lindur në vitin 1962, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E. M., i lindur në vitin 1996, shtetas i Republikës së Kosovës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe janë iniciuar dy raste “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.