Pas një pune intensive operative- hetimore , zyrtaret policor te Sektori i Hetimeve Rajonale te Prizrenit nen mbështetje edhe te njësive tjera policore ,me date 22.11.2022 rreth orës 18:30 kane lokalizuar vendqëndrimin e tyre dhe kane arrestuar te dyshuarit A.H. ( 43 vjeç ) ,A.R. ( 34 vjeç ) dhe E.M.( 37 vjeç) për shkak te ekzistimit te dyshimit te arsyeshëm për kryerje te veprave penale te “ FAJDE”,” KANOSJA”, dhe “ DETYRIMI”.
Arrestimi i te dyshuarave është bere pas aplikimit te masave te fshehta teknike te përgjimit dhe te vëzhgimit.
Me urdhër verbal te Prokuror i Shtetit dhe ne prezence te avokat mbrojtës ,është kryer edhe kontroll ne objektet e banimit te personave te dyshuar me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi –dokumente relevante qe mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre ne kryerje te këtyre veprave penale.
Me aktvendim me shkrim te Prokuror i Shtetit ,tre te dyshuarave u shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 ore.