Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion përmes dronit të policisë.
Sot, në rajonin e Ferizajt, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka nisur kontrollimin e komunikacionit përmes dronit të policisë , aksion ky që do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit mars 2022 nëpër rrugët magjistrale , rajonale dhe lokale të rajonit të Ferizajt.
Aksioni i policisë ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshëm në komunikacion, me theks të veçantë kundërvajtjet si : tejkalimi në vijë të plotë, kyçjet e pasigurta në rrugë, tejkalimin e shpejtësisë , përdorimi i telefonit , mos përdorimi i rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera që, shoferët me veprime të tilla mund të shjkaktojnë aksidente në komunikacion .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qyetatarët që të bashkëhpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.