Aktivitetet e Policisë Rajonale në Ferizaj
Realizmi i urdhëresave të gjykatës
Në kuadër të zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shtuar aktivitetet e saja për të realizuar këto urdhëresa.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve gjatë javës që shkoi janë realizuar 61 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse .
21-27.02.2022 = 34
28.02-06.03.2022= 61
Difernca në % = + 79.41 %
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, që nëse kanë indormacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.