Prej 28.02.2022-06.03.2022
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit kanë shtuar aktivitetet e policisë nëpër rrugët magjistrale, rajonale dhe lokale të rajonit të Ferizajt, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale javën që shkoi nga data 28.02.2022-06.03.2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 362 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 26 gjoba
– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore- 3
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 10 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 30 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 19 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 190 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 94 gjoba
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 609 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 43
-Gjithsej , 1343 gjoba
Ndërsa, në rajonin e Ferizajt janë raportuar 28 aksidente:
-12 me lëndime trupore dhe
-16 me dëme materiale.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.