Drejtoria rajonale e Policisë ne Prizren, njësitet e sektorit dhe ai i Komunitetit të stacionit policor ne Prizren, në zbatim te planit operativ “Siguria ne Shkolla” si dhe implementimin e “Strategjisë se Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi ne Bashkësi”, kanë vizituar shkollat: ,,Hoxhe Tahsini “ shkollës speciale ,,Nëna Terezë”, shkollën e mesme teknike,,11 Marsi’, gjimnazit ,,Gjon Buzuku” dhe shkollën e Mesme “Remzi Ademaj”,. Gjate këtyre vizitave qe ju kanë bere shkollave, zyrtaret policor kanë takuar drejtoret e shkollave, ku janë njoftuar për se afërmi me situatën e sigurisë ne shkolla. Po ashtu zyrtaret policor kanë takuar nxënësit e shkollave ku ne ketë rast vizitat ne shkolla janë mirë prit nga i gjithë personeli i shkollave po asht edhe nga nxënësit!
Zyrtarë policorë nga njësia e Komunitetit dhe njësi tjera, vazhdimisht janë duke patrulluar në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke krijuar një klime të qetë dhe stabile për të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor. Një bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë policia e ka edhe më prindërit e nxënësve, për çka është në kontakt të vazhdueshëm gjatë realizmit dhe kryerjes se detyrave.