Me datat 21-22 shkurt 2022 , duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR Prizren.
Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar Sheshe, rruge te frekuentuar, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë etj.
Jo vetëm për masat Anti-Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 421 tiketa për kundërvajtje në komunikacion.
Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 38 gjoba personave fizik, janë dhen 42 vërejtje, janë vizituar dhe kontrolluar 57,Biznese,market te mëdha, kafiteri ,ku për mos respektim te orarit janë shqiptuar nëntë 9 gjobe, prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.
Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi.