Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren me datën 21.09.2024, gjatë patrullimit ne Fshatin Landovic të Prizrenit kanë hasur ne dy kamion duke ber transportimin e zhavorrit ne mënyrë te kundërligjshëm nga lumi i Drinit te Bardh .
Kamionët te ngarkuar me zhavorr i drejtonin vozitësit: G.K. (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar shqiptar) dhe R.SH. (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar shqiptar),.
Në lidhje me këtë është njoftuar Stacioni Policor Prizren VERI, ku njësitet përkatëse policore ne bashkëpunim me Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe ne konsultime me Prokurorin Kujdestar , kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore dhe nga të dyshuarit janë konfiskuar mjetet transportuese (kamionët).
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘’Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit’. Dhe Shfrytëzim i pa autorizuar i zhavorrit ne lumin Drini i Bardhë Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Prizren VERI.