Prishtinë, 11 shtator 2024 – Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të kryeqytetit, sot ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale;
Vjedhje në bashkëkryerje.
Hetimi është iniciuar më datë 02.11.2024, pasi që ankuesi kishte paraqitur si e vjedhur veturën me targë të huaj.
Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga specialist për hetimin vjedhjeve, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit;
• S. K. 34 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si i dyshuar i implikuar në këtë rast.
Vetura e vjedhur pasi është gjetur i është kthyer pronarit në posedim, ndërkaq i dyshuari pas arrestimit u dërgua në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar tutje në fazat e mëtejme të procesit hetimor.