Policia e Kosovës vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e zhvillimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave policore. Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, morën pjesë në një ‘Program Ndërkombëtar të Intershipit’ të zhvilluar nga data 5 deri më 14 gusht 2024 në Shkollën e Lartë të Policisë në Brandenburg, Gjermani.
Ky program u realizua falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Kosovës dhe Shkollës së Lartë të Policisë në Brandenburg. Gjatë këtij programi, zyrtarët e Policisë së Kosovës patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja të shumta me kolegët e tyre gjermanë dhe irlandezë në fushën e sigurisë dhe zhvillimit profesional, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të standardeve policore në të dy institucionet.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Republikës së Kosovës.