Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Informacion shtesë –

Informacion shtesë
Prishtinë, 05 gusht 2024
Lidhur me operacionin policor të realizuar sot në veri të Kosovës, me vendim të autoritetit kompetent janë mbyllur nëntë posta, mbi dyshimin e bazuar se të njejtat kanë operuar pa liçencë dhe nuk kanë qenë të regjistruara në institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar dëshmi relevante.
—-
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Prishtinë, 5 gusht 2024
Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në nivel vendi, përfshirë veriun e Kosovës.
Sot gjatë ditës është duke u realizuar një operacion policor në veri të Kosovës, i cili bazohet në informacionet zyrtare të institucioneve të Kosovës, siç është ARKEP, mbi dyshimin se janë duke operuar posta ilegale, të paregjistruara dhe pa liçencë të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës.
Bazuar në informacionet zyrtare kanë filluar hetimet policore në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku deri më tani janë identifikuar nëntë lokacione ku funksiononin posta të tilla ilegale.
Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, ku varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren masat e mëtejme ligjore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje