Me datën 22.07.2024 njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë në vazhdën e hetimit të një rasti të dhunës në familje në fshatin Duhel, nga i dyshuari N.G. (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar) ka konfiskuar në cilësi të provave materiale për gjykatën:
• Një (1) Pushkë gjysmë automatikë të kalibrit 7.62
• Një (1) Pistoletë e llojit LTD të kalibrit 7.65
• Dhjetë (10) copë fishek të kalibrit 7.62
• Tre (3) copë fishek të kalibrit 7.65
• Një (1) karikator i pistoletës.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penale për veprat penale ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’ dhe ‘’Dhunë në familje”.