Në 24 orët e fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.
Në rastin e parë, njësia policore në Suharekë, gjatë kontrollit në automjetin Audi 4G , me targa vendore te cilin e drejtonte dëshmitari, ne ulësen e pasme te automjetit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 23 fishek, ne pronësi te dyshuarit S M viti lindjes 1991 m/sh/k.
Ndërsa në rastin e dytë, po ashtu njësia policore në Suhareke, ju është përgjigjur një rast vet aksident trafiku me lëndime në fsh. Terrnje. Policia ka kontaktuar të dyshuarin XH B viti lindjes 1962 m/sh/k, i cili ishte vet aksidentuar me veturë e tij. Zyrtaret policor kanë vërejtur se i njëjti mbante në brez një armë pistoletë te tipit, EKOL SPECIAL, kal. 9 mm me numër serik EV-1260433 me karikator ne te cilin gjendeshin tre (3) fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilën ne cilësinë e provave materiale e kanë konfiskuar në vendin e ngjarjes. Pistoleta duket te ketë qenë me gas, mirëpo e konvertuar në armë zjarri. Pas intrervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.