Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicë konfiskon tri armë

Mitrovicë, 06 mars 2024
Sot, me datën 06 mars 2024, rreth orë 09:25, policia në Mitrovicën Jugut, ka pranuar informatën për një mos marrëveshje ndërmjet disa personave e ndodhur në rrugën “Azem Galica” në Mitrovicë.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore, ku janë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në mosmarrëveshje.
Rrjedha hetimore ka rezultuar në dyshime të bazuara se në rast ishin ekspozuar edhe armë zjarri. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë të llojit pistoleta dhe ( 31) fishek.
Pas intervistimit, të dyshuarit A .A., 66 vjeçar, për veprën penale , “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armëve” me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndalimi policor i është caktuar edhe të dyshuarit L. Xh., 33 vjeçar, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Ndërsa tre nga të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje