Më datë 27 nëntor 2023 rreth orës 07:15, Policia është informuar se në rrugën “ Alia Izetbegoviq ” nё fshatin Vitomericë në një lokal ka të shtëna me armë zjarri.
Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion ka takuar dy persona njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrtë, i lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Policia, menjëherë ka arritur ta identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga i dyshuari:
• R.K., i lindur më 1989, mashkull/Kosovar.
Pas intervistimit të dyshuarit nga na e hetuesve rajonal në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit shtetit i njëjti ёshtё ndaluar për 48- orё.