Me datën 12 Shkurt 2023 , rreth orës 14:11 minuta , në fshatin Piranë, KK Prizren në një barnatore ka ndodhe një grabitje me arme, një person i maskuar dhe me armë(pistoletë) nën kërcënimin e armës nga shitësja ka marr një shumë të parave, përafërsisht 300 euro kesh.
Nga ekipi i hetuesve kujdestar të Sektorit Rajonal të Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Prizrenit, përmes aktivitetit hetimor ёshtё arrit që të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari i mitur (16 vjec) nga fshati Piranё.
Në ndërkohë me urdhër të prokuroit kujdestar në kordinimim me gjyqtarin e procedurës paraprakë është bastisë edhe një lokal, lokali ku i dyshuari punon si frizer nё Piranё, prej nga janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë që mund të dëshmojnë kryerejn e veprës.
Konform procedurës hetimore ёshtё arrestuar edhe një tjetër i dyshuar cili dyshohet se ka nxitur grabitjen, nga fshati Sёrbicё e poshtme.
I dyshuari i dytë (A.B. 52 vjec) dyshohet se e ka nxitur dhe i ka marr 150 euro nga i dyshuari i parë ( i mituri) 1. Nё emёr tё borxhit. Vlen tё shenohet se i dyshuari 2. ështё recidivist.
Me kёtё rast ёshtё konfiskuar edhe arma për tё cilën i dyshuari deklaron se e kishte marr nё shtëpi, arma ke qen e zbraztë pa municion. Modeli Pistoletë HSC, Mod 90,
Kalibri 9 mm.
ITë dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të Prokurorit të shtetit të iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Rasti është nën hetime.