Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohet për 48 orë, një person i dyshuar për mashtrim

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arritë të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, që është raportuar në shtator të vitit 2022.
Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar:
– A.Z, mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
i cili pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se personi në fjalë, duke i prezantuar fakte të rreme rreth një prone, për të ciliën kishin bërë marrveshje për shit-blerje, dyshohet të ketë marrë nga ankuesi në periudha të ndryshme, shuma të parash (vlera e parave gjithsejt 132.000 euro).
Aktualisht hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me personin i A.Z, i cili dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste rë tjera të naturës së njëjtë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje