Drejtoria Rajonale Gjilan, Policia e Kosovës njësia e hetimeve të Stacioni Policor në Viti me 30.11.2022 pas një pune mirë të organizuar operative, ka arritur të identifikoj e me pas të arrestoj dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në tre muajt e fundit në zonën e përgjegjësisë se Vitise.
Dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës sipas detyrës zyrtare e me pas me urdher të prokurorit kujdestar janë ndaluar për 48 orë.
Po të njëjtën ditë rreth orës 18:30 është arrestuar edhe i dyshuari i tret i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe janë gjetur provat të qëndrueshme se ky i dyshuar ne bashkëveprim me dy të dyshuarit e lartë cekur dyshohet se kanë kryer veprat penale të vjedhjeve dhe vjedhjeve të renda në rajonin e Vitisë përfshirë disa fshatra të kësaj Komune.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i njejti ndalohet në mbajtje për 48 ore. Si prova materjale janë gjetur dhe sekuestruar sende të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.