Mbi dyshime të arsyeshme dhe dëshmive të siguruara, gjatë ditës së sotme hetuesit policor në Vushtrri, kanë arritur të lokalizojnë dhe identifikojnë të dyshuarin, nga i cili është konfiskuar një armë e gjatë AK-47.
Konfiskimi i armës është bërë gjatë kontrollit të realizuar në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Balinc të Vushtrrisë.
Për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari F. I., 50 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit i dyshuari me urdhër te prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar te armeve”.