Sot nga njësite policore të stacionit Veriu, në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për grabitje, si dhe është sekuestruar një thikë, një arkë e zbrazët dhe gjësende të tjera.
Rasti për të cilin është arrestuar i dyshuari, ka ndodhë në 05.09.2022, në një barnatore në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku personi i dyshuar nën kërcënimin e thikës, nga viktima ka marrë një kasafotë me para.
Puna e hetuesve dhe njësitit për reagim të stacionit policor veriu, është finalizuar sot rreth orës 03:30, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:
– A.A . mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.