Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Rajonin e Prishtinës, po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët ngasin automjetet nën ndikim të alkoolit tejkalojnë i shpejtësinë, kontrolli i ngasësve të motoçikletave etj.
Që nga data 1 korrik 2022 deri 14 korrik 2022, në kuadër të këtyre planeve, janë shqiptuar 2636 gjoba dhe janë konfiskuar 53 patent-shoferë.
Kundërvajtjet me te theksuara gjatë periudhës së sipër shënuar:
Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit: 190
Rrii i sigurisë: 213
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar: 1.385
Tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar: 18
Mosrespektim i semaforit: 25
Tejkalim i kolonës së automjeteve: 1
Drejtimi nën ndikimin e alkoolit: 9
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer: 65
Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit: 54
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër: 46
Drejtimi i Motoçikletës -Pa patentë shofer: 6
Drejtimi i Motoçikletës -Pa Regjistrim: 3
Motoçikleta të konfiskuara: 5
Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje