Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa nga Gjykata

Mitrovicë, 13 korrik 2022
Në bazë të urdhëresave aktive njësitet policore në Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar dy persona për të cilët kishte urdhëresa të lëshuara nga Gjykata kompetente.
Sipas urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari, N. H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor “, i njëjti pas kryerjes se obligimeve ndaj gjykatës është liruar .
Po ashtu sipas urdhëresës aktive në Mitrovicën e Jugut, është arrestuar i dyshuari, F. A., 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale “Shantazh“, i njëjti pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje