Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vepra (dyshohet për vjedhje e veturës, kanosje, mashtrim dhe shpërdorim fë pasurisë).
Rastet kanë ndodhë gjatë muajit qershor 2022.
Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:
– E.B . mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me veprat ku dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.