Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 22:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.B (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili pas një grindje, kishte kanosur ish bashkëshorten e tij me inicialet R.B ( F/K) e moshës 25 vjeçare .
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e policisë , Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Kanosje’’.