Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia në Prizren ka pranuar një informatë se një person është i shtrirë para derës së shtëpisë se ankuesit, në fshatin Vermicë të Prizrenit. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, më të arritur në vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë, është kontaktuar emergjenca, ka dal në vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, në këmbën e majtë të të lënduarit, është vërejtur një plagë ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Personi i lënduar është (K.A,) i lindur në vitin 2006, shtetas Sirian. I njëjti është duke u trajtuar në repartin Ortopedik në Spitalin Rajonal në Prizren.
Dje rreth orës 16:40, patrulla policore Kufitare e Vijës se Gjelbër gjatë patrullimit në fshatin Vermicë kanë hasur në një trup të pa jetë. Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate me parë, ku ka qenë i plagosur një shtetas Sirian. Ne vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetuesë nga pika kufitare e Vermicës, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit, hetues nga krimi i organizuar Prishtinë. Ekipi i Krim teknikës, ku gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dëshmitë si në vijim;
• Një Pistoletë
• Një karikator me gjashtë fishek,
• Një telefon dhe
• Disa gëzhoja
Me urdhër te Prokurorit të shtetit trupi i pa jete është dërguar për autopsi në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Rasti mbetet nën hetime.