Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Mamushë, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatës.
Më 03.06.2022, rreth orës 08:55, në Mamushë është arrestuar i denuari C.M., 29 vjeçar, m/t/k ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë, i njëjti shoqërohet në stacionin policor në Mamushë
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej tre muaj e 25 ditë burgim.