Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Skenderaj me aktivitete të shtuara në ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor

Skenderaj, 23 maj 2022
Policia në Skenderaj në vazhdimësi është duke u ndërmarrë masa në ofrim të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.
Në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme, ditëve të fundit njësitet policore në Skenderaj, bazuar në planin e veprimit “Sezoni veror” me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik ka shtuar angazhimet me fokus në kundërvajtjet te ngasësit e motoçikletave.
Marrë parasysh se në këtë periudhë kohore numri i qarkullimit të motoçikletave është në rritje e sipër, zyrtarët policorë përveç masave ndëshkimore të parapara me ligj, njëkohësisht për drejtuesit e motoçikletave po shpërndajnë edhe fletushka me porosi vetëdijesimi për rrezikun dhe pasojat e mos-bartjes së helmetës.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për Sigurinë në Trafik.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje